Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

English Lesson

2016/06/27 at 11:04 AM
në Komente, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Pasul

Nga Edison Ypi


Për shkak se makinat tona e kanë timonin majtas po na  ndodhin gjithato aksidente vdekjeprurëse. Ta marrim shembull nga Anglia. T’i kthejmë të gjitha timonat djathtas.
Braktisin vatrat, arat, banorët e fshatrave tanë, lenë ca pleq e plaka mbi mangall, dhe zbresin në qytet ku lajnë pjata dhe tasa boshatisur nga barkderra. Për këtë problem nuk mund të merret mësim nga Gjermania ekspansioniste e cila tashmë e ka pushtuar Europën pa Hitler dhe pa Gestapo, por vetëm nga Anglia që u tkurr, erdhi në vatrën e vet, bëri brexit.
Me femra nëpër kafenera me kërthiza përjashta, me pantallona xhinsa më të vogla se breçkat, liberalizmi, ky helm i ëmbël për varfanjakë, po bën kërrdinë. Për t’i vënë fre murtajës hyperliberale e cila sa më tepër përhapet aq më pak bie në sy, e bëjmë si e bëri Anglia, kthejmë fytyrën nga Zotnia serioz, konservatorizmi jo fort i qeshur.
Mirë bëjnë që mbarojnë universitetet e Perëndimit çunat dhe çikat tona. Por kur vijnë këtu, sesi janë, sesi duken, si të hutuar, si të goditur, si bosh, si të zbrazur, si thasë mielli, si tela korenti, si tuba uji. Kanë përvetësuar disa shprehi qytetare, ç’ësht e vërteta. Dinë ç’janë, rregullat e jetesës në komunitet, disiplina, orari i punës, bankat, taksat, dhe natyrisht i kudondodhuri seksi. Por asgjë më tepër. As e ardhme, familje, sakrificë, humanizëm, asgjë. Për këta vetë Anglia hëpërhë s’ka gjetur ndonjë zgjidhje. Derisa Anglia, pas tërheqjes në ishull, tu gjejë të vetëve një derman, tanët e tillë i fusim nëpër call centera. Po s’u pëlqeu, u themi të presin nëpër kafenera.
Na janë mërzitur biçikleta, furgoni, autobuzi. Kemi shpikur makinën. Na janë bërë bythët njësh me sediljen. Perandorakët që bënë hatanë, kur ndonjëherë vijnë këtu, ja therin më këmbë mespërmes maleve, nga Polisi në Valamarë, nga Martaneshi në Mirditë, nga Berati në Këlcyrë. Të nisim tu ngjajmë ishullorëve të papërtuar për ta larguar sedentarizmin.
Ku i gjejnë vallë paret radiot pa dëgjuesa, televizionet pa shikuesa, gazetat pa lexuesa. Këtë ekuacion me shumë të panjohura  të cilit edhe Amerika nuk i ka dhënë dum, Anglia e ka zgjidhur qyshkur. Andej nga vitet ’60, kur mori vesh se në Shqipëri Radio Londrën e dëgjonin vetëm ca të pjerdhur që prisnin zbarkimin, Radio Londrën në Gjuhën Shqipe e mbylli fare. Atë të bëjmë dhe ne. Faleminderit Angli për leksionin.
Na nevrikosin shpesh këta mutërit që u duket sikur kanë lindur për të punuar o nëpër OJQ-ra o rash e vdiqa. Tash e tutje s’do jenë problem. Të armatosur me guximin e Anglisë që doli nga Europa, bëjmë një ligj që, si krejt të panevojshme, OJQ-ve tu vëmë drynin, dhe ojqirët vetvetiu do përfundojnë në hale të gomerëve.
Është përhapur ideja sikur stafetën duhet ta marrin dorë më dorë të rinjtë, ndërsa të vjetrit që s’dinë të bëjnë gjë tjetër veçse të fshijnë qurrat, duhet të shtrëngojnë ushkurët që të mos u bien brekët. Për fat ekziston Anglia e cila me brexit e dha shembullin se si të vjetrit e shëndetshëm që nuk votojnë si u thotë guglli por mendja e tyre, e kthejnë rrotën e Historisë nga është më mirë për të gjithë, edhe për të rinjtë ngordhalaqë të stakanovizmit të stafetave.
Nuk durohen këta që vetë vjedhin, vetë garojnë në politikë, vetë bëjnë sondazhet, vetë i bëjnë të gjitha. Rasti i Anglisë ku sivëllezërit anglezë të biçimsëzëve tanë, për të ndikuar votuesit, e shpallën papaprakisht 52 % me 48 % në favor të tyre, është një përvojë e vyer që duhet ta përdorim për të na bërë më syçelët me kakat në fjalë.
Si gjithë bota, edhe shqiptarët u janë vërsulur punëve rë kollajta, me kompjuter, me klika me gisht mbi taç skrina. Ka disa zëra që po thonë se tani që vuri ment nga Europa, parazitët e vet, disa qindra mijëra, ndoshta miliona, Anglia do t’i syrgjynosi nëpër ishuj. Edhe ne e kemi një ishull, Sazanin. Atje mes gjerpërinjve të helmatisur dhe lepujve t’i hedhim shakaxhinjtë e rehatllëkut, dashuronjësit e shiltes, pasonjësit e Haxhi Qamilit që na mbahen për moderna.
Duket sikur gjërat ngatërrohen, filli humbet, çfaqet gremina, nis frika. S’ka problem. Për të mos u mërzitur dhe kapitulluar ne, është lodhur dhe ka rrezikuar dikush tjetër. Vazhdojmë të sigurtë përpara si Anglia, duke u kthyer pak prapa.
Nuk i kemi fort keq punët. Mafien e marrim nga Italia, frikën nga Rusia, minaret nga Arabia, frutat nga Korça, drithin nga Myzeqeja, hashishin nga kahmosi, leksionet nga Anglia.



Ju sugjerojmë

Austria fiton Eurovisionin, Shqipëria renditet në vendin e tetë
-Kulturë

Austria fiton Eurovisionin, Shqipëria renditet në vendin e tetë

18 Maj, 2025 1:12 am
Plagosja me thikë në Durrës, policia zbardh detaje nga ngjarja
Aktualitet

Plagosja me thikë në Durrës, policia zbardh detaje nga ngjarja

17 Maj, 2025 10:26 pm
Kukës/ Votat e diasporës ndryshojnë renditjen e deputetëve në listën e PD
Kryesore

Kukës/ Votat e diasporës ndryshojnë renditjen e deputetëve në listën e PD

17 Maj, 2025 10:11 pm
Vlora çel sezonin turistik, qytetarë e turistë në aktivitetet e organizuar
Aktualitet

Vlora çel sezonin turistik, qytetarë e turistë në aktivitetet e organizuar

17 Maj, 2025 9:57 pm
Makina del nga rruga në Krumë, plagosen babë e bir
Aktualitet

Makina del nga rruga në Krumë, plagosen babë e bir

17 Maj, 2025 9:35 pm
Durrës/ Plagosje me thikë, policia në vendin e ngjarjes
Aktualitet

Durrës/ Plagosje me thikë, policia në vendin e ngjarjes

17 Maj, 2025 9:27 pm
Lapaj denoncim nga Durrësi: Na kërcënuan kandidaten me armë!
Politikë

Në Kuvend me 1 mandat, Lapaj: Duhet ndryshuar ligji elektoral!

17 Maj, 2025 9:04 pm
Tirana në sytë e gazetarëve të Europës
Politikë

Tirana në sytë e gazetarëve të Europës

17 Maj, 2025 8:24 pm
Gjirokastër/ Vetëvrasja e të miturit, reagon Prokuroria: Nuk ka indicie për bullizëm nga bashkëmoshatarët
Aktualitet

Makina përplas motomjetin në Tiranë, përfundojnë në spital dy persona

17 Maj, 2025 8:09 pm
Izraeli nisi ofensivën e madhe, Hamasi: Fillojnë bisedime të reja për Gazën
Bota

Izraeli nisi ofensivën e madhe, Hamasi: Fillojnë bisedime të reja për Gazën

17 Maj, 2025 7:57 pm
Para
Blushi: Presidentin ta zgjedhë populli

9 Deputetë në mbështetje të Blushit: Nëshkruajnë për ndryshime kushtetuese

Intervistë-Linda Halimi: Ja projektet e mia pas American Idol

Intervistë-Linda Halimi: Ja projektet e mia pas American Idol

Kolegët meshkuj e quajnë Rozanën seksi

Kolegët meshkuj e quajnë Rozanën seksi

Please login to join discussion















TE FUNDIT

Austria fiton Eurovisionin, Shqipëria renditet në vendin e tetë

Austria fiton Eurovisionin, Shqipëria renditet në vendin e tetë
18 Maj, 2025

Shqipëria e përfaqësuar nga Shkodra Elektronike me këngën “Zjerm” është renditur në vendin e tetë të Eurovisionit, duke grumbulluar 218...

Lexo më shumë

Plagosja me thikë në Durrës, policia zbardh detaje nga ngjarja

Plagosja me thikë në Durrës, policia zbardh detaje nga ngjarja
17 Maj, 2025

Një person ka mbetur i plagosur me thikë mbrëmjen e sotme si pasojë e një konflikti fizik, rrethana të cilat...

Lexo më shumë

Kukës/ Votat e diasporës ndryshojnë renditjen e deputetëve në listën e PD

Kukës/ Votat e diasporës ndryshojnë renditjen e deputetëve në listën e PD
17 Maj, 2025

Në qarkun e Kukësit ka përfunduar numërimi i votave të diasporës për kandidatët për deputetë. Nga rezultati i votave nga...

Lexo më shumë

Vlora çel sezonin turistik, qytetarë e turistë në aktivitetet e organizuar

Vlora çel sezonin turistik, qytetarë e turistë në aktivitetet e organizuar
17 Maj, 2025

Ndonëse ka pritur turistë edhe në muaj të tjerë, Vlora ka çelur zyrtarisht sezonin e ri turistik. Janë dy ditë...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com