Shqipëria në Eurovizion këtë vit do të përfaqësohet nga një ndër zërat më të mirë të skenës shqiptare. Megjithatë, edhe zgjedhja e Eneda Tarifës dhe këngës “Përrallë” për të marrë pjesë në këtë event nuk kanë kaluar pa polemika. “Gjykimet nisën që kur u fitua çmimi, kështu që unë jam tashmë e gjykuar dhe e paragjykuar. Por mua kjo pjesë nuk më shqetëson, jam e përgatitur. Dua që me thjeshtësi dhe përulësi të bëj punën time, pa u bazuar tek asnjë nga gjykimet”, tregon këngëtarja për “Bluetooth”. Ndërsa na zbulon pritshmëritë që ka nga kjo garë, Eneda sqaron edhe keqkuptimin e madh se kënga “Përrallë” po punohej nga artisti i njohur britanik RobbiE Williams.