Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Ëndrra që solli mrekullinë/ Fëmija vjen në jetë në të njëjtën ditë me vëllanë, por në orën e tij të vdekjes

2024/09/22 at 5:48 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Ëndrra që solli mrekullinë/ Fëmija vjen në jetë në të njëjtën ditë me vëllanë, por në orën e tij të vdekjes

Një fëmijë i vdekur në barkun e nënës në ditën kur ishte caktuar për të lindur. Një djalë që humbi jetën tragjikisht në aksident në moshën 19-vjeçare. Përpjekje të pafundme e stërmunduese për të pasur një fëmijë që gjithnjë ua kthenin shpresat në hi.

Jeta e Rolandit dhe Suadës u shenjua nga dhimbje kaq të thella sa lutja e vetme ishte të bashkoheshin në botën tjetër me fëmijët e tyre. Historia që çifti ndau në “Ka Një Mesazh Për Ty” nga “E Diela Shqiptare” në Tv Klan duket si një film i jashtëzakonshëm, por gjithçka ka qenë një realitet i hidhur.

Pas humbjes së Arifit në moshën 19-vjeçare, të afërmit u thoshin të mos i humbnin shpresat se një ditë do të bëheshin sërish me fëmijë. Rolandi tregon se nipi i tij i vetëm nisi të këmbëngulte që të shkonin në Tiranë dhe të bënin një vizitë. Fillimisht çifti nuk donte, por një ëndërr e mbushur me dritë hyjnore, ndezi një thëngjill shprese.

Roland: Kam një kushërirë, vajzë tezeje që jeton në Gjermani. Ajo faktikisht na rrinte afër me telefonata. “Kam parë një ëndërr”, tha. “E pashë dritën që po vinte prej qiellit, një dritë e rrumbullakët që u bë tub, erdhi te këmbët e mia, la një beb dhe unë prapë e pashë dritën që u kthye”. Bënte be për kokë të fëmijëve, “Land, nuk dua të të jap kurajë, por e kam parë. U kthye drita dhe bebin ma la te këmbët. E mora bebin, e pashë dhe i lutesha Zotit që të ishte i Suadës”. Ne s’ishim gati kurrkund për beb, por kjo sikur…

Rolandi dhe Suada bënë siç u tha nipi, shkuan në Tiranë dhe takuan një mjek që s’e njihnin, dr. Elton Peçin. Në 21 vite, ata s’kishin ndier kurrë shpresë e mirëkuptim si në atë moment. Pasi u shpjegoi gjendjen e Suadës dhe mjekimin që duhet të ndiqnin, një ditë erdhi lajmi që ndryshoi gjithçka.

Roland: Erdhi shtatzënia më në fund! Dielli sikur filloi të na nxehte prapë. Tani nuk ishin më lutjet o Zot na merr e na ço atje, por o Zot të kujdesemi për të. Pastaj i them Suadës ti s’ke për të bërë asnjë punë, as të çohesh, unë do t’i laj teshat, unë do t’i laj enët, unë do të bëj për të ngrënë, unë do t’i bëj të tëra, ti veç ri rehat. Deshi i madhi Zot që data e bebit të ishte e njëjta datë me të Arifit që ka lindur. 29 me 29. Kur vinte data 29 ne mendonim që Arifi do të rritej edhe një muaj më shumë. Kur vinte 29 nëntori, kishte për t’u rritur edhe një vit më shumë. S’kishte më keq për ne. Blemë tortën se ka ardhur Aroni më 29, u bë një muaj, u bënë dy muaj, u bënë tre muaj. Më e bukura është që Arifi ka ndërruar jetë në orën 10:10, kurse Aroni ka lindur në 10:10./ Tv Klan

Ju sugjerojmë

Shpërndanin drogë në Mykonos! Në pranga 3 shqiptarë, një prej tyre në hetim nga SPAK
Kronikë

Shpërndanin drogë në Mykonos! Në pranga 3 shqiptarë, një prej tyre në hetim nga SPAK

8 Qershor, 2025 10:31 pm
Në BE janë të shqetësuar për sigurinë, në Ballkan prioritet është mbijetesa
Bota

Në BE janë të shqetësuar për sigurinë, në Ballkan prioritet është mbijetesa

8 Qershor, 2025 9:46 pm
Çfarë është Garda Kombëtare e SHBA dhe si funksionon?
Bota

Çfarë është Garda Kombëtare e SHBA dhe si funksionon?

8 Qershor, 2025 9:22 pm
“Do i vë zjarrin, t’i them burgut hapu!” Lavdia s’mban lotët, tmerrohet kur…
Aktualitet

“Do i vë zjarrin, t’i them burgut hapu!” Lavdia s’mban lotët, tmerrohet kur…

8 Qershor, 2025 8:45 pm
Fundjava “mbush” Shëngjinin, kthimi i pushuesve shkakton trafik në rrugët e Lezhës
Aktualitet

Fundjava “mbush” Shëngjinin, kthimi i pushuesve shkakton trafik në rrugët e Lezhës

8 Qershor, 2025 8:25 pm
I nxehti afrikan përfshin Italinë, temperatura deri në 40°C në disa rajone
Bota

I nxehti afrikan përfshin Italinë, temperatura deri në 40°C në disa rajone

8 Qershor, 2025 7:59 pm
“Ec mi xhuxhmaxhuxhe!” Me fyerje e urdhra, kunati bën ‘ligjin’ në shtëpinë e çiftit
Aktualitet

“Ec mi xhuxhmaxhuxhe!” Me fyerje e urdhra, kunati bën ‘ligjin’ në shtëpinë e çiftit

8 Qershor, 2025 7:53 pm
“Krenarë që jemi një qytet emigrantësh”, kryebashkiakja e Los Angeles sfidon Trump
Bota

“Krenarë që jemi një qytet emigrantësh”, kryebashkiakja e Los Angeles sfidon Trump

8 Qershor, 2025 7:31 pm
Pse vendimi i Trump për të përdorur Gardën Kombëtare është i pazakontë
Bota

Pse vendimi i Trump për të përdorur Gardën Kombëtare është i pazakontë

8 Qershor, 2025 7:01 pm
Natron, liqeni i kuq në Tanzani që i kthen kafshët në “gur”
-Jetë dhe Stil

Natron, liqeni i kuq në Tanzani që i kthen kafshët në “gur”

8 Qershor, 2025 6:27 pm
Para
Tragjedia që ndodhi në 7 minuta: Bashkë me djalin, vdiqëm edhe ne

Tragjedia që ndodhi në 7 minuta: Bashkë me djalin, vdiqëm edhe ne

Kate Middleton bën daljen e parë publike pas përfundimit të kimioterapisë

Kate Middleton bën daljen e parë publike pas përfundimit të kimioterapisë

“Ke shkuar me djalin e tezes time!”/ Florenca akuzohet nga ish-burri: Thonë se fëmijën s’e kam me të

“Ke shkuar me djalin e tezes time!”/ Florenca akuzohet nga ish-burri: Thonë se fëmijën s’e kam me të

TE FUNDIT

Shpërndanin drogë në Mykonos! Në pranga 3 shqiptarë, një prej tyre në hetim nga SPAK

Shpërndanin drogë në Mykonos! Në pranga 3 shqiptarë, një prej tyre në hetim nga SPAK
8 Qershor, 2025

Tre shtetas shqiptarë, një prej të cilëve nën hetim nga SPAK, kanë rënë në prangat e policisë greke në një...

Lexo më shumë

Në BE janë të shqetësuar për sigurinë, në Ballkan prioritet është mbijetesa

Në BE janë të shqetësuar për sigurinë, në Ballkan prioritet është mbijetesa
8 Qershor, 2025

Qytetarët e Bashkimit Evropian dhe të Ballkanit Perëndimor kanë prioritete dhe pikëpamje të ndryshme jetësore, tregon një anketë e Eurobarometrit,...

Lexo më shumë

Çfarë është Garda Kombëtare e SHBA dhe si funksionon?

Çfarë është Garda Kombëtare e SHBA dhe si funksionon?
8 Qershor, 2025

Çfarë është Garda Kombëtare dhe si funksionon? Garda Kombëtare është një forcë ushtarake e veçantë e Shteteve të Bashkuara që...

Lexo më shumë

“Do i vë zjarrin, t’i them burgut hapu!” Lavdia s’mban lotët, tmerrohet kur…

“Do i vë zjarrin, t’i them burgut hapu!” Lavdia s’mban lotët, tmerrohet kur…
8 Qershor, 2025

Lavdia ka sjellë në “Shihemi në Gjyq” bashkëshortin, Klitin për shkak të një mosmarrëveshjeje pronësie.  Ajo thotë se jetonnë të...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com