Imagjinoni për një moment sikur në godinën tuaj të punës të kishte një kinema me kokoshka falas, një bibliotekë me portë sekrete, palestër, sallë lojërash, e çdo gjë tjetër që mund të bëni në kohën tuaj të lirë.
Të gjitha këto i ka kthyer në realitet pronari i website-it britanik “Money.co.uk”.
Themeluesi i kompanisë investoi 3 milionë paund për të shndërruar kështjellën e punës në vendin e tyre më të dashur. Ai dëshiron që stafi i tij prej 50 anëtarësh të jetë i përqëndruar dhe tepër produktiv në punë.
Zyrat e tyre të punës ndodhen gati 93 milje larg Londrës, gjë e cila i bënë punonjësit të mërzitën. Për këtë arsye shefi i tyre vendosi ti ofronte atyre një ambient jo të zakonshëm. Për më tepër shihni fotot e mëposhtme./ opinion.al