Mesnata shërben për të medituar. Kështu ka ndodhur edhe me këngëtarin korçar, Endri Priftin.
Ai duket se është bërë emocional dhe ‘ndjenjat’ e tij i ka ndarë edhe me fansat në Facebook. Ai rrëfehet se ndihet i vetmuar dhe i padashuruar por nga ana tjetër i plotësuar në familje.
“Per qef tim , i lumtur , i vetmuar , i pa dashuruar , por shume i plote nga 2 djemkat e mi qe i dua si jeten time. Jam shume i lumtur dhe i paster, se si kam bere keq asnjeriu pervecse ju kam dhene dashuri , kenaqesi dhe ndjenje shume pozitive familjare. Mua ka dhe ndonje qe mund te doje te me shikoje dhe ne var, por une do ja fal mendimin … Ju uroj te gjitheve shendet , lumturi dhe shume shume dashuri ne jeten dhe familjet tuaja. Bonas noces amiçi & amiçes.”, shkruan Endri.