TIRANE- Në rrugën “Vangjush Furxhi”, në trotuar, është gjetur nga kalimtarë të rastit i pajetë një shtetas i paidentifikuar. Burime nga policia bëjnë me dije se viktima është rreth 30-40 vjeç dhe mund të jetë endacak.
Identiteti i tij nuk dihet sepse policia nuk ka gjetur asnjë mjet identifikimi në trup. Nga veprimet paraprake të kryera rezultoi se vdekja ka ardhur për shkaqe natyrale. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë.