Raporti i tyre është përfolur shpesh, madje edhe përtej marrëdhënies së punës e duket se zërat u shtuan edhe më shumë, kur Enca dhe Noizy i ndërprenë bashkëpunimet me sherr dhe gjendje të tensionuar. E ftuar në programin “Xing me Ermalin” në TV Klan, Enca është pyetur edhe për këtë raport e madje edhe për faktin që ajo dhe Noizy kanë blerë shtëpi shumë pranë njëri-tjetrit, në një nga zonat rezidenciale të Tiranës.
E pyetur nga Mamaqi mbi këtë fakt, këngëtarja ka treguar se në të vërtetë ka qenë Noizy ai që e ka ndjekur duke blerë shtëpi pranë saj, duke qenë se ajo ka qenë e para që ka zgjedhur të banojë në këtë zonë.
“Unë e kam marrë vilën vjet në verë”, është shprehur Enca, ndërsa pyetjes nëse Noizy po e ndjek, ajo iu përgjigj, “Po na ndjek fati”.