Të shtëna me armë janë regjistruar në fshatin Balldre të Lezhës, dyshohet për një viktimë.
Mësohet se personi që ka humbur jetën është identifikuar si Nikolin Lekstakaj. Ai është qëlluar teksa ka qenë duke dalë në këmbë nga një lokal në Lezhë.
Dyshohet se vrasja është kryer për gjakmarrje. Deri më tani ende është e paqartë dinamika e ngjarjes, ndërkohë policia ndodhet në vendin e ngjarjes.