Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë të hënë në fshatin Sheq të Fierit.
Raportohet se një person, i identifikuar si Shkëlzen Kastrati ka mbetur i vrarë. Viktima ndodhet ende në makinën e tij tip “Mercedes” me targa ABC871AN, ku edhe është vrarë.
Ndërkohë raportohet se në afërsi të vendit ku po ndërtohet spitali i ri i Fierit, është duke u djegur një automjet. Dyshimet e para janë se automjeti të ketë lidhje me ngjarjen./Opinion.al