Gjykata e Tiranës ka lënë në burg protestuesin Sokol Bushkolaj, të arrestuar pas protestës së 7 tetorit.
Prokuroria kërkoi “arrest në burg” me pretendimin se protestuesi kishte thyer edhe masën e sigurisë “arrest shtëpie”, lidhur me një vendim të mëparshëm të gjykatës.
Bushkolaj akuzohet për “largim nga vendi i qëndrimit”, për “goditje për shkak të detyrës” dhe “shkatërrim prone me zjarr”.
Kujtojmë se ditën e djeshme u lanë nën masën “arrest shtëpie” dy protestuesit e tjerë Xhevahir Rrushi dhe Gentian Tuga.