Asambleja e Përgjithshme e Prokurorëve zgjodhi këtë të premte një nga 3 anëtarët e rinj të Këshillit të Lartë të Prokurorisë.
Mësohet se anëtari i parë i zgjedhur, është Moisi Duda, i cili mori 122 vota, ndërsa rivalja e tij Aferdita Ndoi grumbulloi 106 vota. Sakaq, raportohet se 6 vota ishin të pavlefshme.
Mësohet se kandidatë për shkallët e para janë:
-Edina Kurti, Durrës
-Edlira Bako, Elbasan;
-Elsa Miha, Tiranë;
-Olger Minaj Korçë;
-Vatë Staka, Shkodër