Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Itali ku një 32-vjeçar shqiptar ka humbur jetën pas rrëzimit të një deltaplani në të cilin udhëtonte bashkë me instruktorin e tij.
Fatjon Garxenaj, 32 vjeç ka qenë në bordin e mjetit fluturues së bashku me italianin Bernardino Panzacchi, 65 vjeç.
Një dëshmitar okular është shprehur për mediat italiane se deltaplani është rrëzuar në tokë pas disa rrotullimeve.
32-vjeçari jetonte në Faenza bashkë me partneren e tij dhe ishte i punësuar si saldator në firmën Castel Bolognese për më shumë se 7 vjet, duke u rritur profesionalisht.
Pavarësisht ndihmës së dhënë shqiptari nuk ka mundur ti mbijetojë dot plagëve të marra.
Shkaqet e ngjarjes tragjike mbeten ende të paqarta ndërsa po punohet për të zbardhur dinamikën e ngjarjes.