Një 41-vjeçar, i cili aktualisht po vuante dënimin alternativ “Qëndrim në Shtëpi” është arrestuar nga policia e Krujës, pasi ka thyer vendimin dhe ka goditur dy policë në burgun e Fushë-Krujës. 41-vjeçari, Bledar Corra, ishte dënuar për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”.
“Ky shtetas ka thyer vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë Krujë, e cila i ka caktuar dënimin alternativ “Qëndrim në Shtëpi”, për periudhën e mbetur të dënimit për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”, kryer në bashkëpunim dhe në ambientet e IEVP Fushë Krujë, ka goditur për shkak të detyrës 2 punonjës të këtij institucioni”, njofton policia.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë, për veprat penale “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimi” dhe “Goditje për shkak të detyrës”./Opinion.al