Një aksident i rëndë është raportuar ditën e sotme në Shushicëm, ku një 56-vjeçar ka rënë nga gremina teksa pastronte një kanal dhe ka humbur jetën.
Viktima është identifikuar si Nazmi Boja, kryetar i fshatit Buall.
Mësohet se ai ka rrëshqitur dhe ka rënë në greminë.
Gjetja e 56-vjeçarit në vendin ku kishte rënë u bë e mundur pas disa orësh kërkime nga Ekipet e zjarrfikëses së Elbasanit, Emergjecat Civile dhe ekipet e Alpinizmit të Kërkim Shpëtimit Malor.