Ditën e sotme u plagos me armë zjarri pranë Urës së Bunës në Shkodër, Gëzim Bici 50 vjeç. Lidhur me ngjarjen, policia ka mundur të identifikojë dhe të arrestojë autorin e dyshuar të krimit.
Mësohet se personi i arrestuar është identifikuar si Bardh Isufi. Sipas të dhënave, bëhet me dije se shkak i konfliktit është bërë një ndërtesë pranë lumit Buna.
Autori i dyshuar e ka ndjekur disa metra të plagosurin ndërsa arma me të cilën është qëlluar dyshohet se është një pistoletë me silenciator, por policia nuk e ka gjetur ende armën e krimit, ndërsa vazhdojnë kërkimet nga efektivët.
Nga të dhënat e para dhe pista kryesore që po heton policia është për motive pronësie. 50-vjeçari i plagosur pretendonte ta kthente në hotel dhe restorant një ndërtesë pranë lumit Buna.
Aktualisht, Policia vijon hetimet për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje të ndodhur./ Opinion.al