Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Emri/ Ofendoi efektivin e Rrugores, e shtyu dhe i hodhi në tokë kapelen, arrestohet 26-vjeçari në Tiranë

2024/10/22 at 2:45 PM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Emri/ Ofendoi efektivin e Rrugores, e shtyu dhe i hodhi në tokë kapelen, arrestohet 26-vjeçari në Tiranë

Policia ka arrestuar një 26-vjeçar, i cili gjatë ditës së djeshme ka ofenduar dhe i ka hequr kapelen efektivit të Rrugores, Xhuliano Spahiu. 

Ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme rreth orës 12:10 në rrugën “Asim Vokshi”, pranë kryqëzimit të “Don Boskos”, teksa efektivi i Rrugores po menaxhonte trafikun. 

Sipas uniformave blu, në momentin që polici ka dhënë sinjal të qartë për ndalimin e mjeteve që vinin nga rruga “Don Bosko” për të reduktuar fluksin e lëvizjes, automjeti i drejtuar nga Skerdi Lozi vijoi lëvizjen. 

Punonjësi i policisë raportohet se ka fotografuar mjetin e 26-vjeçarit dhe gjatë këtij momenti ai ka dalë nga makina, duke ofenduar dhe shtyrë efektivin e Rrugores, si edhe i ka hequr kapelen duke ia hedhur në tokë. 

“Në Tiranë, më datë 21.10.2024, rreth orës 16:50, u arrestua në flagrancë shtetasi Skerdi Lozi, i datëlindjes 06.12.1998, lindur dhe banues në Tiranë, rruga “4 Dëshmorët”, banesë nr.1/1, i pa dënuar më parë. Arrestimi u krye për veprat penale të “Drejtimi i mjetit në mënyrë të parregullt” (nen ndikimin e lëndëve narkotike) dhe “Kundërshtim i punonjësit të rendit publik”, të parashikuara nga nenet 291 dhe 236 të Kodit Penal. 

Rrethanat e ngjarjes: 

Më 21.10.2024, rreth orës 12:10, në rrugën “Asim Vokshi”, pranë kryqëzimit të “Don Boskos”, shtetasi Skerdi Lozi duke drejtuar një automjet tip “Benz” me targa AB908ON, nuk respektoi urdhrin e një punonjësi të policisë rrugore për të ndaluar, duke vijuar lëvizjen. Punonjësi i policisë rrugore, Xhuliano Spahiu, i cili po menaxhonte trafikun, kishte dhënë sinjal të qartë për ndalimin e mjeteve që vinin nga rruga “Don Bosko” për të reduktuar fluksin e lëvizjes. Automjeti i drejtuar nga shtetasi Lozi nuk e respektoi këtë sinjal dhe vijoi lëvizjen. 

Pas kësaj, punonjësi i policisë e fotografoi mjetin dhe gjatë këtij momenti drejtuesi i automjetit doli nga makina, filloi të ofendonte dhe të shtynte punonjësin e policisë. Ai u neutralizua dhe u shoqërua në Komisariatin e Policisë nr. 3. Gjatë kontrollit, rezultoi se shtetasi Lozi drejtonte mjetin nën ndikimin e substancave narkotike, përkatësisht amfetaminës dhe kokainës. 

Ndaj tij u vendosën masa administrative sipas Kodit Rrugor, në vlerë totale prej 38,000 lekë dhe iu zbritën 12 pikë nga leja e drejtimit. Arrestimi u krye në ambientet e paraburgimit të Komisariatit nr. 3, Tiranë”,-njofton policia. 

Ju sugjerojmë

Spanjë/ Jugu digjet në 40°C, veriu përmbytet nga shirat, alarm në 25 provinca
Bota

Spanjë/ Jugu digjet në 40°C, veriu përmbytet nga shirat, alarm në 25 provinca

12 Korrik, 2025 5:40 pm
Shkëndija elektrike shkakton zjarr te tokat e mbjella me ullinj në Gramsh dhe Belsh
Aktualitet

Shkëndija elektrike shkakton zjarr te tokat e mbjella me ullinj në Gramsh dhe Belsh

12 Korrik, 2025 5:18 pm
Lavrov shijon Korenë e Veriut nga një jaht, takohet me Kim në plazh
Bota

Lavrov shijon Korenë e Veriut nga një jaht, takohet me Kim në plazh

12 Korrik, 2025 5:08 pm
Aktorja Pfeiffer sulmon Bill Gates-in: Po na kontaminon ushqimin
InstaBIZ

Aktorja Pfeiffer sulmon Bill Gates-in: Po na kontaminon ushqimin

12 Korrik, 2025 5:06 pm
Gjermania i dorëzon Ukrainës armë për të goditur brenda territorit rus
Bota

Gjermania i dorëzon Ukrainës armë për të goditur brenda territorit rus

12 Korrik, 2025 4:50 pm
Prishja e ndërtimeve pa leje në Theth, Bardh Spahia akuza Ramës: Besprerë…
Aktualitet

Prishja e ndërtimeve pa leje në Theth, Bardh Spahia akuza Ramës: Besprerë…

12 Korrik, 2025 4:47 pm
Tenistja vritet nga babai: E bëra sepse na mbante me bukë, ndihesha i poshtëruar
Sport

Tenistja vritet nga babai: E bëra sepse na mbante me bukë, ndihesha i poshtëruar

12 Korrik, 2025 4:42 pm
Rusi/ E dashura sekrete e ministrit të Mbrojtjes udhëton me avion luftarak
Bota

Rusi/ E dashura sekrete e ministrit të Mbrojtjes udhëton me avion luftarak

12 Korrik, 2025 4:31 pm
Përplasen dy automjete në Bulqizë, plagosen shoferët
Kronikë

Përplasen dy automjete në Bulqizë, plagosen shoferët

12 Korrik, 2025 4:27 pm
“Mos kap me dorë se ta…”, çfarë ndodhi mes deputetëve të PD dhe Policisë në Theth
Aktualitet

“Mos kap me dorë se ta…”, çfarë ndodhi mes deputetëve të PD dhe Policisë në Theth

12 Korrik, 2025 4:26 pm
Para
U hetua për fshehje pasurie, GJKKO pushon çështjen ndaj ish-gjyqtarit Admir Thanza 

U hetua për fshehje pasurie, GJKKO pushon çështjen ndaj ish-gjyqtarit Admir Thanza 

Presidentja e KE-së, Ursula von der Leyen nesër në Tiranë, zbardhet axhenda  

Presidentja e KE-së, Ursula von der Leyen nesër në Tiranë, zbardhet axhenda  

U arrestua, Ilir Meta del nga Drejtoria e Policisë, niset drejt bllokut të sigurisë te “Mine Peza” 

Nesër seanca për verifikimin e masës së sigurisë për Ilir Metën, ja në çfarë ore do të zhvillohet 

TE FUNDIT

Spanjë/ Jugu digjet në 40°C, veriu përmbytet nga shirat, alarm në 25 provinca

Spanjë/ Jugu digjet në 40°C, veriu përmbytet nga shirat, alarm në 25 provinca
12 Korrik, 2025

Paralajmërime të forta për stuhi dhe breshër janë lëshuar në Spanjë, pasi 100 mm shi ranë vetëm në një orë...

Lexo më shumë

Shkëndija elektrike shkakton zjarr te tokat e mbjella me ullinj në Gramsh dhe Belsh

Shkëndija elektrike shkakton zjarr te tokat e mbjella me ullinj në Gramsh dhe Belsh
12 Korrik, 2025

Shkëndija elektrike ka shkaktuar zjarr në sipërfaqe të mbjella me ullinj në Gramsh dhe Belsh, duke lënë pas dëme të...

Lexo më shumë

Lavrov shijon Korenë e Veriut nga një jaht, takohet me Kim në plazh

Lavrov shijon Korenë e Veriut nga një jaht, takohet me Kim në plazh
12 Korrik, 2025

Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov duket i gëzuar dhe i buzëqeshur teksa ka vizituar udhëheqësin e Koresë së Veriut,...

Lexo më shumë

Aktorja Pfeiffer sulmon Bill Gates-in: Po na kontaminon ushqimin

Aktorja Pfeiffer sulmon Bill Gates-in: Po na kontaminon ushqimin
12 Korrik, 2025

Aktorja hollivudiane Michelle Pfeiffer ka sulmuar miliarderin Bill Gates dhe duke shprehur shqetësimin e saj për një produkt të ri...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com