Është përkeqësuar gjendja shëndetësore e 42-vjeçarit që u gjet i dhunuar në rrugë mëngjesin e sotëm në kryeqytet.
Rigel Kaso, nga Bilishti, raportohet se është futur në intubim në spitalin e Traumës.
42-vjeçari ka plagë në kokë dhe në trup. Ai u gjet rreth orës 06:35, nga kalimtarët i shtrirë në rrugën “Sokrat Miho” në kryeqytet.
Nuk dihen ende autori/ët e ngjarjes, ndërsa po punohet nga grupi hetimor për sqarimin e rrethanave.
“Më datë 15.07.2024, rreth orës 06:35, në rrugën “Sokrat Miho”, është gjetur nga kalimtarët i shtrirë në rrugë, dyshohet me shenja dhune, shtetasi R. K., 42 vjeç, banues në Bilisht.
42-vjeçari është dërguar në spital për ndihmë mjekësore”,-njoftoi policia.