Një 22-vjeçar i quajtur Ymer Duli është arrestuar në flagrancë pasi lëvizte me automjet për të shpërndarë doza cannabisi në Shkodër.
I riu u arrestua në bulevardin “Bujar Bishanaku”, teksa lëvizte me një automjet tip “Benz”, për të shpërndarë doza të lëndës narkotike cannabis sativa, në lagje të ndryshme të qytetit të Shkodrës.
Njoftimi i policisë
Lëvizte me automjet për të shpërndarë doza cannabisi, në lagje të ndryshme të qytetit, arrestohet në flagrancë 22-vjeçari Ymer Duli. Sekuestrohen dozat e lëndës narkotike, automjeti dhe celulari i të arrestuarit.
Si rezultat i administrimit të shpejtë të inteligjencës policore, të siguruar në vijim të megaoperacionit “Tempulli”, se një shtetas shiste lëndë narkotike cannabis sativa, në doza, në lagje të ndryshme të Shkodrës, specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve të Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, kapën në flagrancë këtë shtetas.
Konkretisht, u vu në pranga shtetasi Ymer Duli, 22 vjeç, banues në Shkodër.
22-vjeçari u arrestua në bulevardin “Bujar Bishanaku”, teksa lëvizte me një automjet tip “Benz”, për të shpërndarë doza të lëndës narkotike cannabis sativa, në lagje të ndryshme të qytetit të Shkodrës.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.