Një zyrtar i Drejtorisë së Urbanistikes së Bashkisë Sarandë u shoqërua mbrëmjen e 26 tetorit gjatë një operacioni të iniciuar nga SPAK.
Ky operacion për shoqërimin e zyrtarit të urbanistikës Ariel Balani është kryer nga Forcat Operacionale të Tiranës.
Zyrtar i Urbanistikës është shoqëruar si fillim në Komisariatin e Sarandës dhe më pas u nis drejt Tiranës.
Nuk ka ende informacion se për çfarë akuzohet konkretisht Ariel Balani.