Armand Qamil Nuraj është i burgosuri shqiptar që u gjet i pajetë në qelinë e Malandrinos në Greqi, në orët e para të mëngjesit të 1 dhjetorit.
37-vjeçari shqiptar u gjetur i vdekur brenda qelisë në burgun e Malandrino ku po vuante dënimin në Greqi.
Në orët e para të mëngjesit të datës 01.12.2024, u gjetën pa shenja jete nga rojet e burgut në Malandrino, dy shtetas (në të njëjtën qeli), njëri nga të cilët, shtetasi shqiptar Armand Qamil Nuraj, dtl. 06.07.1987, lindur në Fier.
Ky shtetas ishte duke vuajtur dënimin për trafikim të lëndëve narkotike. Edhe pas ndihmës të dhënë, shtetasi shqiptar nuk arriti të mbijetonte,
Aktualisht nuk ka të dhëna për ndonjë ngjarje kriminale, por gjithsesi autoritetet lokale të policisë janë duke kryer hetime.