Një 36 vjeçar nga fshati Tapizë është vënë sot në pranga. Ai është i kërkuar nga drejtësia italiane pasi akuzohet për shfrytëzim për prostitucion të të miturve.
Policia njoftoi se “Shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, në vijim të punës së tyre për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar, kanë bërë të mundur arrestimin e përkohshëm me qëllim ekstradimi drejt Italisë, të shtetasit : Shkëlqim Elezi, 36 vjeç, banues në Tapizë”.
Ai ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Catanzaros në Itali e ka dënuar me 5 vjet dhe 10 muaj burg për veprën penale “Pjesëmarrje në organizatë kriminale me qëllim shfrytëzimin për prostitucion të të miturve”, parashikuar nga nenet 416 dhe 600 të Kodit Penal Italian. /Opinion.al