Është mbledhur sërish ditën e sotme kryesia e PD, e grupit të mbështetësve të Enkelejd Alibeajt.
Mësohet se kryesia ka votuar që Roland Bejko të jetë kandidati për Bashkinë e Tiranës në zgjedhjet e 14 Majit.
Kështu, PD pritet të dalë me dy kandidatë për Tiranën në zgjedhjet vendore. Kujtojmë se më herët Belind Këlliçi rezultoi më i votuari në procesin e primareve të organizuara nga Sali Berisha dhe do të jetë kandidat i koalicionit “Bashkë fitojmë”./Opinion.al