Një shqiptar është vrarë në Itali. Mediat italiane raportojnë se ngjarja ka ndodhur pasditen e djeshme, në Sirolo, ku 23-vjeçari është vrarë me shtizë peshkimi nga një person me origjinë nga Algjeria.
Makina ku ndodhej algjeriani nuk i jepte përparsi makinave të tjera, ndërsa vetë lëvizte shumë ngadalë.
Në këtë situatë ka pasur një përplasje fizike mes autorit dhe një personi, që mendohet se ishte shoku i tij.
I riu ka ndërhyrë për të shuar sherrin kur është goditur në gjoks me shtizë peshkimi nga algjeriani.
Viktima është identifikuar si Klajdi Bitri, një punëtor 23-vjeçar me origjinë shqiptare, banues në Ankona.