Policia ka proceduar penalisht 30-vjeçarin Enedjon Kaçi, i cili i shpëtoi atentatit me breshëri plumbash në Kamzë më 22 shkurt.
Shënjestra e atentatit është proceduar në gjendje të lirë për moskallëzim krimi.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 5 u kap dhe u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin e shpallur në kërkim E. K., 30 vjeç, për veprën penale “Moskallëzim krimi, në lidhje me ngjarjen e ndodhur në Kamëz, me datë 22.02.2025,”- njofton policia.
Ndërkohë më 24 shkurt, policia vendosi në pranga një 17-vjeçar, i cili dyshohet se drejtonte automjetin nga i cili u qëllua me armë zjarri ndaj makinës së Enedjon Kaçit.
Hetimet e deritanishme kanë zbuluar se adoleshenti, i nxitur nga persona të tjerë të përfshirë në këtë ngjarje, ka dhënë deklaratë të rreme në përpjekje për të penguar hetimet.
Ndërkohë, janë në kërkim nga policia dy 24-vjeçarët Dejvi Mullai dhe Fabion Kurti, të cilët qëlluan me armë zjarri ndaj Enedjon Kaçit, si edhe vetë shënjestra, të tre banues në Kamëz.
Sipas hetimeve, atentati i dështuar ndodhur rreth orës 22:00 pranë rrethrrotullimit “Ulliri” në bulevardin “Nënë Tereza” në Kamëz.