Xhino Aliço, 28-vjeç, është ekstraduar nga Kroacia ditën e sotme, pasi rezulton i dënuar me 13.6 vite burg për tentativë vrasje.
Policia bën me dije se i riu, lindur në Lushnjë, është dënuar më 10.03.2020 me 13 vjet e 6 muaj burg nga Gjykata e Lushnjës, për një ngjarje të ndodhur në vitin 2016.
Si ndodhi ngjarja
Më datë 11.06.2016, në lagjen “Skënder Libohova”, Lushnjë, shtetasi Xhino Aliço në bashkëpunim me babain e tij, shtetasin A. A., kanë plagosur me thikë dhe sende të forta, shtetasin J. S., duke i shkaktuar atij dëmtime të rënda në trup dhe në kokë./Opinion.al