Një 47-vjeçar i shpallur në kërkim për trafikim të femrave për prostitucion është arrestuar nga policia.
Uniformat blu bëjnë me dije se si rezultat i bashkëpunimit dhe shkëmbimit të informacioneve me Interpol Tiranën dhe PKK Rinas, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “The end”.
Gjatë operacionit, në Pikën e Kalimit Kufitar Rinas, u vu në pranga 47-vjeçari Zabit Fisniku alias Artur Fisniku banues në fshatin Trenë, Dibër.
Në vitin 2005, Gjykata e Apelit për Krimet e Rënda Tiranë e ka dënuar këtë shtetas, me 16 vjet burgim, për veprën penale “Trafikimi i femrave për prostitucion”, kryer në bashkëpunim.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.