Një 35-vjeçar është arretuar nga Policia e Kurbinit pas i ishte dënuar nga drejtësia italiane me 12 vite burg për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, në formën e organizatës kriminale.
Në pranga ka rënë Valentin Lleshi, pas një operacioni të Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Roma dhe agjencitë ligjzbatuese.
Autoritetet po punojnë për procedurat e ekstradimit të këtij shtetasi drejt Italisë./Opinion.al