Një djalë i ri shqiptar është vrarë në Nju Jork, SHBA. Viktima është Grei Frashëri 23 vjeç. Ai u gjet i vdekur në një rrugë në Bruklin mbrëmjen e së premtes. “Ai ishte gjithmonë një mbështetje për miqtë e tij, i buzëqeshur dhe i kujdesshëm”, shkruan në Facebook Rifat Sokoli, kushëriri i viktimës.
23-vjeçari ishte emigrant në SHBA. Autoritetet amerikane ende nuk kanë zbuluar autorin e vrasjes dhe as motivin. Nuk ka informacione as nëse Grei Frashëri kishte konflikte të hapura. Policia është duke hetuar për të zbardhur këtë krim.