Një shqiptar i quajtur, Arjanit Rizaj është ekzekutuar me armë në Guayaquil të Ekuadorit. Ngjarja ka ndodhur më 9 Nëntor rreth orës 20:30.
Sipas mediave ekuadoriane, shqiptari u ekzekutua teksa ndodhej brenda makinës së tij të parkuar. Dëshmimtarët thonë se autorët kanë qenë me motor. Pas ekzekutimit, ata u larguan me shpejtësi me të njëjtin mjet.
53-vjeçari u qëllua me 9 plumba pistolete. Nga hetimet e deritanishme është bërë e ditur se Arjan Rizaj ka qenë duke pritur bashkëshorten e tij, e cila ndodhej në një shtëpi kujdesi për të moshuarit, për të takuar të atin.
Personat që u ndodhën në vendngjarje, të tmerruar, tentuan të ndihmonin 53-vjeçarin duke e dërguar në urgjencë, por fatkeqësisht Arjan Rizaj nuk mundi të mbijetonte.
Bashkëshortja e viktimës u tha hetuesve se Arjanit Rizaj nuk punonte sepse ishte pa dokumente dhe se ishin të afërmit që i dërgonin para nga Shqipëria dhe Kanadaja.