Agron Puka është personi që mbeti i plagosur si pasojë e të shtënave me armë zjarri të regjistruara mëngjesin e sotëm në fshatin Rrilë të Lezhës.
Sipas informacioneve në media 54-vjeçarit i kanë zënë pritë sapo ka lënë fëmijët te shkolla.
Agron Puka ndodhet në spital, ku po merr kujdes të specializuar mjekësor.
Ndërkaq, shërbimet e Policisë, me marrjen e njoftimin, kanë shkuar menjëherë ne vendngjarje, është rrethuar zona dhe janë ngritur pika kontrolli.
Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe për identifikimin dhe kapjen e autorit.