Një punonjës i policisë është arrestuar pasi akuzohet për “Vjedhje duke shpërdoruar detyrën”.
Mësohet se në pranga ka rënë Bekim Sulaj i cili ishte shpallur në kërkim një muaj më parë në kuadër të operacionit të koduar “Targa e huaj” ku u dokumentuan rastet e përvetësimit në mënyrë të paligjshme të vlerave monetare nga ana e punonjësve të qarkullimit rrugor.
Ndaj tij ishte vendosur masat e sigurimit personal “Arrest me burg” dhe “Pezullim i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik”.
Konkretisht Sula ishte me detyrë trupë shërbimi në Njësinë Operacionale për Sigurinë Rrugore dhe Sigurisë së Autorstradave.