Një i dënuar për vjedhje është arratisur nga burgu i Drenovës. Lajmi është bërë i ditur nga burimet policore.
Sipas tyre, Denis Radici i dënuar për vjedhur kishte marrë një leje shpërblyese.
Por pasi e ka mbaruar lejen, ai ka vendosur të largohet dhe të mos kthehet më në qelitë e burgut të Drenovës ku po vuante dënimin.
Nga të dhënat, mësohet se Radici ishte arrestuar në vitin 2013 për vjedhjen e një banese.