Një 45-vjeçar ka mbërritur në spitalin e Beratit i plagosur me armë zjarri. Sipas “News24”, i plagosuri është Xhuljano Goga, 45-vjeç, banues në lagjen “Uznovë” në Berat.
Ai ka mbërritur vetë në spital me mjetin e tij, i mbuluar me gjak por nuk ka treguar asgjë, se ku është plagosur dhe kush e ka plagosur.
Gjendja e tij është e rëndë, ndërsa ndodhet në sallën e operacionit dhe do të transportohet drejt Spitalit të Traumës në Tiranë.
Policia po punon për zbardhjen e ngjarjes dhe rrethanave të plagosjes së 45-vjeçarit.