Janë lënë nën masën “arrest në burg” 4 të arrestuarit nga operacioni “Voskopi”, ku u zbulua magazina me 195 kg lëndë narkotike cannabis sativa.
Prokuroria ka kërkuar masën e arrestit me burg për të arrestuarit, Gentian Guri, Andon Demirshan, Anesti Burda dhe Redion Hamitaj, kërkesë e cila u pranua nga gjykata në seancën e zhvilluar këtë të diel.
Magazina me drogë në fshatin Voskop ishte marrë me qira nga shtetasi Sadriano Duçi i shpallur në kërkim, i cili kishte futur sasinë e drogës që përpunohej nga tre gra të cilat po proçedohen në gjendje të lirë.