Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Emrat/Trafikonin drogë drejt BE-së, SPAK dërgon për gjykim 20 anëtarët dhe ish-punonjësin e policisë

2023/12/28 at 9:35 AM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Emrat/Trafikonin drogë drejt BE-së, SPAK dërgon për gjykim 20 anëtarët dhe ish-punonjësin e policisë

Prokuroria e Posaçme kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, ka mbyllur hetimet për 21 anëtarët e një grupi kriminal të akuzuar për trafik të lëndëve narkotike nga Lindja e Mesme, Turqi, Greqi, Shqipëri me destinacion Italinë dhe vendet e tjera të BE-së.

Gjatë hetimeve të kryera janë dokumentuar linjat e trafikimit të lëndëve narkotike dhe personat e përfshirë në këtë grup të strukturuar kriminal si në Shqipëri, ashtu dhe në Itali e vende të tjera.

SPAK sqaron se në përfundim të hetimeve paraprake janë akuzuar të pandehurit Endrit Bakiu, Sulo Pajo, Artur Sulaj, Arian Tola, Fadjon Cami, Viron Lekaj, Artan Agalliu, Shpëtim Pjeshka, Jani Çavo, Sonila Sula, Kudret Rustemaj, Besnik Ruçi, Pirro Capi, Jani Meçja, Edmond Kabashi, Tomi Hila, Leonard Nergjoni, Artin Kurti, Astrit Miska, Ervis Cilo, për veprat  penale “Trafikimi i narkotikëve” kryer në bashkëpunim, në formën e posaçme të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, kryer në bashkëpunim.

Sipas organit të akuzës gjatë hetimeve janë sekuestruar në 8 episode lëndë narkotike të llojit “Kokainë”, “Heroinë”, “Marijuanë”, “Risinë”, “Canabis Sativa”, me një vlerë të përafërt rreth 2 700 000 euro, si dhe automjete, pajisje kompjuterike, aparate celular dhe vlera monetare.

Njoftimi i SPAK

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka përfunduar hetimet paraprake për procedimin penal nr.249 viti 2020, për veprat penale “Trafikimi i narkotikëve”, kryer në bashkepunim, në formën e posaçme te grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, kryer në bashkëpunim, të parashikuara nga nenet 283/a/1, 28/4, 333/a, 334 dhe 287 gërma “b” e 25, “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, parashikuar nga neni 259 i Kodit Penal.

Ky hetim penal është kryer në kuadër të një Skuadre të Përbashkët Hetimore midis Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar dhe Prokurorisë së Republikës pranë Gjykatës së Firences, Itali, me koordinimin e Eurojust dhe Europol.

Nga hetimi i këtij procedimi penal është dokumentuar veprimtaria e një grupi të strukturuar kriminal, i cili e shtrinte aktivitetin kriminal të trafikimit të lëndëve narkotike nga  vendet e Lindjes së Mesme, Turqi, Greqi, Shqipëri me destinacion Italinë dhe vendet e tjera të BE-së.

Gjatë hetimeve të kryera janë dokumentuar linjat e trafikimit të lëndëve narkotike dhe personat e përfshirë në këtë grup të strukturuar kriminal si në Shqipëri, ashtu dhe në Itali e vende të tjera.

Prokuroria e Posaçme në bashkëpunim me Prokurorinë e Firences, Eurojust, Europol, Reparti i Karabinierisë Compagnia Borgo San Lorenzo (Firence), Policinë e Shtetit, Zyrën e Interforcës Italiane, kanë bërë të mundur dokumentimin e aktivitetit kriminal për 21 anëtarë të  grupit të strukturuar kriminal, të përfshirë në disa raste trafikimi të lëndëve narkotike nga vende të Lindjes së Mesme, drejt Shqipërisë dhe nga Shqipëria drejt Maqedonisë së Veriut, Greqisë, Italisë e vendeve të BE-së.

Veprimtaria kriminale e këtij grupi është zhvilluar për periudhën kohore nga viti 2020 e në vazhdim ku është bërë e mundur sekuestrimi i sasive të konsiderueshme të lëndëve narkotike në Durrës, Tiranë, Vlorë, Shkodër, Gjirokastër, Maqedoninë e Veriut, në Greqi dhe  Itali, në tetë episode trafikimi të lëndëve narkotike të llojit “Kokainë”,“Heroinë”,“Marijuanë”, “Risinë”, e cila është  siguruar në Siri, Turqi dhe vende të tjera të Lindjes së Mesme, më pas është trafikuar në Greqi, Shqipëri me destinacion Italinë dhe vendet e BE-së.

Gjatë këtij hetimi janë sekuestruar në 8 episode lëndë narkotike të llojit “Kokainë”, “Heroinë”, “Marijuanë”, “Risinë”, “Canabis Sativa”, me një vlerë të përafërt rreth 2 700 000 euro, si dhe automjete, pajisje kompjuterike, aparate celular dhe vlera monetare.

Gjatë hetimit është dokumentuar edhe një rast korruptiv i një punonjësi të policisë së shtetit, i cili kundrejt përfitimit të parregullt ka ndihmuar pjesëtarët e këtij grupi kriminal.

Në përfundim të hetimeve paraprake janë akuzuar të pandehurit Endrit Bakiu, Sulo Pajo, Artur Sulaj, Arian Tola, Fadjon Cami, Viron Lekaj, Artan Agalliu, Shpëtim Pjeshka, Jani Çavo, Sonila Sula, Kudret Rustemaj, Besnik Ruçi, Pirro Capi, Jani Meçja, Edmond Kabashi, Tomi Hila, Leonard Nergjoni, Artin Kurti, Astrit Miska, Ervis Cilo, për veprat  penale “Trafikimi i narkotikëve” kryer në bashkëpunim, në formën e posaçme të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, kryer në bashkëpunim, të parashikuara nga nenet 283/a/1, 28/4, 333/a, 334 dhe 287 gërma “b” e 25 të  Kodit Penal, sipas roleve të tyre dhe veprave përkatëse për secilin nga të pandehurit.

I pandehuri Mirash Gjoni, ish punonjës policie ne Drejtorinë Vendore të Policisë Shkodër është akuzuar për veprën penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike, parashikuar nga neni 259 i Kodit Penal, ndërsa i pandehuri Besnik Ruçi, krahas veprave penale të mësipërme është akuzuar dhe për veprën penale të “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione pubilke”, të parashikuar nga neni 244 i Kodit Penal.

Në datën 26.12.2023 Prokuroria e Posaçme ka përcjellë në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar kërkesën për dërgimin në gjyq të çështjes penale nr.249 të vitit 2020, në ngarkim të 21 të pandehurve të mësipërm, me akuzat e tyre respektive.

Ndërkohë është vendosur ndarja e çështjes për hetime të mëtejshme për fakte penale të tjera.

Ju sugjerojmë

Shpërndanin drogë në Mykonos! Në pranga 3 shqiptarë, një prej tyre në hetim nga SPAK
Kronikë

Shpërndanin drogë në Mykonos! Në pranga 3 shqiptarë, një prej tyre në hetim nga SPAK

8 Qershor, 2025 10:31 pm
Në BE janë të shqetësuar për sigurinë, në Ballkan prioritet është mbijetesa
Bota

Në BE janë të shqetësuar për sigurinë, në Ballkan prioritet është mbijetesa

8 Qershor, 2025 9:46 pm
Çfarë është Garda Kombëtare e SHBA dhe si funksionon?
Bota

Çfarë është Garda Kombëtare e SHBA dhe si funksionon?

8 Qershor, 2025 9:22 pm
“Do i vë zjarrin, t’i them burgut hapu!” Lavdia s’mban lotët, tmerrohet kur…
Aktualitet

“Do i vë zjarrin, t’i them burgut hapu!” Lavdia s’mban lotët, tmerrohet kur…

8 Qershor, 2025 8:45 pm
Fundjava “mbush” Shëngjinin, kthimi i pushuesve shkakton trafik në rrugët e Lezhës
Aktualitet

Fundjava “mbush” Shëngjinin, kthimi i pushuesve shkakton trafik në rrugët e Lezhës

8 Qershor, 2025 8:25 pm
I nxehti afrikan përfshin Italinë, temperatura deri në 40°C në disa rajone
Bota

I nxehti afrikan përfshin Italinë, temperatura deri në 40°C në disa rajone

8 Qershor, 2025 7:59 pm
“Ec mi xhuxhmaxhuxhe!” Me fyerje e urdhra, kunati bën ‘ligjin’ në shtëpinë e çiftit
Aktualitet

“Ec mi xhuxhmaxhuxhe!” Me fyerje e urdhra, kunati bën ‘ligjin’ në shtëpinë e çiftit

8 Qershor, 2025 7:53 pm
“Krenarë që jemi një qytet emigrantësh”, kryebashkiakja e Los Angeles sfidon Trump
Bota

“Krenarë që jemi një qytet emigrantësh”, kryebashkiakja e Los Angeles sfidon Trump

8 Qershor, 2025 7:31 pm
Pse vendimi i Trump për të përdorur Gardën Kombëtare është i pazakontë
Bota

Pse vendimi i Trump për të përdorur Gardën Kombëtare është i pazakontë

8 Qershor, 2025 7:01 pm
Natron, liqeni i kuq në Tanzani që i kthen kafshët në “gur”
-Jetë dhe Stil

Natron, liqeni i kuq në Tanzani që i kthen kafshët në “gur”

8 Qershor, 2025 6:27 pm
Para
Digjet banesa në Has

Digjet banesa në Has

Çmimi i naftës bie 2% mes shqetësimeve për sulmet në Detin e Kuq

Çmimi i naftës bie 2% mes shqetësimeve për sulmet në Detin e Kuq

Sesioni i ri parlamentar, Berisha: Opozita nis sesionin e betejave më të fuqishme

Sot pritet vendimi për Berishën, avokatët i kërkojnë provat gjykatës

TE FUNDIT

Shpërndanin drogë në Mykonos! Në pranga 3 shqiptarë, një prej tyre në hetim nga SPAK

Shpërndanin drogë në Mykonos! Në pranga 3 shqiptarë, një prej tyre në hetim nga SPAK
8 Qershor, 2025

Tre shtetas shqiptarë, një prej të cilëve nën hetim nga SPAK, kanë rënë në prangat e policisë greke në një...

Lexo më shumë

Në BE janë të shqetësuar për sigurinë, në Ballkan prioritet është mbijetesa

Në BE janë të shqetësuar për sigurinë, në Ballkan prioritet është mbijetesa
8 Qershor, 2025

Qytetarët e Bashkimit Evropian dhe të Ballkanit Perëndimor kanë prioritete dhe pikëpamje të ndryshme jetësore, tregon një anketë e Eurobarometrit,...

Lexo më shumë

Çfarë është Garda Kombëtare e SHBA dhe si funksionon?

Çfarë është Garda Kombëtare e SHBA dhe si funksionon?
8 Qershor, 2025

Çfarë është Garda Kombëtare dhe si funksionon? Garda Kombëtare është një forcë ushtarake e veçantë e Shteteve të Bashkuara që...

Lexo më shumë

“Do i vë zjarrin, t’i them burgut hapu!” Lavdia s’mban lotët, tmerrohet kur…

“Do i vë zjarrin, t’i them burgut hapu!” Lavdia s’mban lotët, tmerrohet kur…
8 Qershor, 2025

Lavdia ka sjellë në “Shihemi në Gjyq” bashkëshortin, Klitin për shkak të një mosmarrëveshjeje pronësie.  Ajo thotë se jetonnë të...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com