Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

EMRAT/ Tentuan të vrisnin Durim Bamin, SPAK dërgon për gjykim gjashtë të pandehur

2025/08/01 at 4:10 PM
në Kronikë, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 5 min
A A
SPAK firmos 9 masa sigurie për ish-zyrtarë të Bashkisë Tiranë dhe biznesmenë

SPAK ka përfunduar hetimet për një grup të strukturuar kriminal dhe ka dërguar për gjykim 6 persona të dyshuar për vepra të rënda penale si, tentativë vrasjeje ndaj Durim Bamit dhe Ervin Kodrës, trafik droge dhe tregti armësh.

Bëhet fjalë për Albert Zajën, Edison Mucekun, Elvis Ndrecën, Armando Ndrecën, Deivis Bajramaj dhe Adrian Pikli.

Kërkesën për dërgimin e çështjes në gjyq në ngarkim të të pandehurve:

Albert Zaja, i akuzuar për:

“Vrasja në rrethana të tjera cilësuese”, kundër dy ose më shumë personave, mbetur në tentativë, me pasojë plagosjen e shtetasve Durim Bami dhe Ervin Kodra, në kuadër të një grupi të strukturuar kriminal (nenet 79/dh, 22 dhe 28/4 të Kodit Penal);

“Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, në dëm të shtetasit Hamza Terziu (nenet 80 dhe 28/4 të Kodit Penal);

“Mbajtja pa leje e armëve dhe municioneve”, në bashkëpunim në kuadër të grupit të strukturuar kriminal (nenet 278/1 dhe 28/4 të Kodit Penal);

“Grup i strukturuar kriminal” (neni 333/a/2 i Kodit Penal);

“Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale” (neni 334 i Kodit Penal).

Edison Muceku, i arrestuar në Mbretërinë e Bashkuar më 10.01.2025 dhe ekstraduar në Shqipëri më 28.03.2025, i akuzuar për:

“Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, në dëm të shtetasit Hamza Terziu (nenet 80 dhe 28/4 të Kodit Penal);

“Grup i strukturuar kriminal” (neni 333/a/2 i të Kodit Penal);

“Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale” (neni 334/1 i Kodit Penal).

Elvis Ndreca, i akuzuar për:

“Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, në dëm të shtetasit Durim Bami (nenet 80 dhe 28/4 të Kodit Penal);

“Grup i strukturuar kriminal” (neni 333/a/2 i të Kodit Penal);

“Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale” (neni 334/1 i Kodit Penal).

 Armando Ndreca, i akuzuar për:

“Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, në kuadër të një grupi të strukturuar kriminal (nenet 283/3 dhe 28/4 të Kodit Penal);

“Grup i strukturuar kriminal” në formën e organizimit (neni 333/a/1 i Kodit Penal);

“Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale” (neni 334/1 i Kodit Penal).

 Deivis Bajramaj, i akuzuar për:

“Mbajtja pa leje e armëve dhe municioneve”, në formën e tregtimit dhe shitjes (nenet 278/6 dhe 28/4 të Kodit Penal);

“Grup i strukturuar kriminal” në formën e krijimit, drejtimit dhe organizimit (neni 333/a/1 i Kodit Penal);

“Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale” (neni 334/1 i  Kodit Penal).

 Adrian Pikli, i arrestuar në Gjermani më 17.05.2024 dhe ekstraduar më 16.07.2024, i akuzuar për:

“Mbajtja pa leje e armëve dhe municioneve”, në formën e tregtimit (nenet 278/6 dhe 28/4 të Kodit Penal);

“Grup i strukturuar kriminal” (neni 333/a/2 i Kodit Penal);

“Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale” (neni 334/1 i Kodit Penal).

Dinamika e ngjarjeve të hetuara:

Nga tërësia e veprimeve hetimore të kryera deri më tani, provohet se:

04.11.2020, Ura e Tapizës, Fushë Krujë – Albert Zaja dhe persona të tjerë tentuan të vrisnin me armë zjarri shtetasit Durim Bami dhe Ervin Kodra.

maj–korrik 2020 – Albert Zaja dhe Edison Muceku siguruan mjetet për vrasjen e shtetasit Hamza Terziu.

korrik–gusht 2020 – Elvis Ndreca siguroi mjetet për vrasjen e shtetasit Durim Bami.

tetor 2020 – Armando Ndreca organizoi dhe financoi grupin që prodhoi dhe shiti 243 kg kanabis në Lezhë.

2020–2021 – Deivis Bajramaj dhe Adrian Pikli u përfshinë në tregtinë e paligjshme të armëve dhe municioneve, duke i shitur edhe personave me precedent penal.

  1. Kërkesën për pushimin e çështjes në lidhje me procedimin penal Nr.59/2 të vitit 2022, në ngarkim të të pandehurve:

Silvio (Roland) Cara, akuzuar për kryerjen e veprave penale të:

“Vrasje me paramendim”, në dëm të shtetasit Shkëlzen Kastrati, ngjarje e ndodhur në datën 01.02.2021 në qytetin e Fierit, kryer në formë të veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, kryer në formë të veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal;

“Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”;

“Grup i strukturuar kriminal”, në formën e pjesëmarrjes, parashikuar nga neni 333/a, paragrafi 2 i Kodit Penal;

“Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, të parashikuar nga neni 334/1 i Kodit Penal.

“Falsifikimi i dokumenteve” të parashikuar nga nenet 186/1 të Kodit Penal;

Elmir Tufa, akuzuar për kryerjen e veprave penale të:

“Vrasje me paramendim”, në dëm të shtetasit Shkëlzen Kastrati, ngjarje e ndodhur në datën 01.02.2021 në qytetin e Fierit, kryer në formë të veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, kryer në formë të veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal;

“Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”;

“Grup i strukturuar kriminal”, në formën e pjesëmarrjes, të parashikuar nga neni 333/a, paragrafi 2 i Kodit Penal;

“Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, të parashikuar nga neni 334/1 i Kodit Penal.

Nga tërësia e veprimeve hetimore të kryera deri më tani, provohet se në lidhje me të pandehurit Silvio Cara dhe Elmir Tufa, hetimet në Prokurorinë e Posaçme në ngarkim të tyre kanë vazhduar pas shpalljes së moskompetencës lëndore më dt.30.05.2024 të procedimit penal nr. 103 dt.01.02.2021 të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier.

Nga aktet hetimore provohet se më datë 01.02.2021, rreth orës 10:00-11:00, në lagjen “Sheq i Madh”, Fier, te vendi i quajtur “rrotontua e Sheqit” është vrarë me armë zjarri shtetasi Shkëlzen Brahim Kastrati, i cili ka qenë duke udhëtuar me mjetin tip Benz me targa AA 871 AN.

Nga hetimet e kryera nga Prokuroria e Posaçme, referuar bisedave të realizuara nga përdoruesit e SkyECC të zhvilluara mes anëtarëve të një grupi të strukturuar kriminal, ka dalë në pah organizimi i këtyre shtetasve me qëllim realizimin e vrasjes së shtetasit Kelmend Kastrati, por kanë lajthitur në objekt dhe kanë vrarë shtetasin Shkëlzen Kastrati.

Gjatë hetimit janë evidentuar personat e interesuar dhe porositës, si dhe personat që janë angazhuar për lokalizimin e këtij shtetasi dhe ekzekutorët, ku njëri nga ekzekutorët është dënuar për këtë ngjarje me vendim penal të formës prerë nr. 62-2023-1137 (160), datë 04.04.2023, të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier.

Nga hetimi nuk u arrit të provohej që të pandehurit Silvio (Roland) Cara dhe Elmir Tufa të ishin bashkëpunëtorë të këtij grupi të strukturuar kriminal dhe të kishin marrë pjesë në realizimin e veprave penale.

Në mbështetje të neneve 328 pika 1 gërma “dh” dhe 329/a të të Kodit të Procedurës Penale, nga Prokuroria e Posaçme është kërkuar para gjyqtarit të seancës paraprake, pushimi i çështjes penale në ngarkim të të pandehurve Silvio (Roland) Cara dhe Elmir Tufa, në lidhje me procedimin penal nr.59/2 të vitit 2022, pasi nuk provohej që veprat penale për të cilat ata akuzohen, të jenë kryer nga këta të pandehur.

Për anëtarët e tjerë të grupit të strukturuar kriminal të identifikuar apo paidentifikuar nga ana jonë, të përfshirë në vrasjen me armë zjarri më datë 01.02.2021 të shtetasit Shkëlzen Kastrati, po vazhdojnë hetimet paraprake në lidhje me procedimin penal nr.59 të vitit 2022, nga i cili është ndarë dhe procedimi penal nr.59/2, i vitit 2022.

Ju sugjerojmë

Dumani në parlament, Sejamini: Sot aty është humbur një mundësi…
-U tha në Opinion

Dumani në parlament, Sejamini: Sot aty është humbur një mundësi…

27 Tetor, 2025 10:43 pm
Deputetët e opozitës kundër Dumanit: Mashtrues
Politikë

Deputetët e opozitës kundër Dumanit: Mashtrues

27 Tetor, 2025 10:11 pm
Plagoset një person në Vaun e Dejës,
Kronikë

Aksident në Krujë, 20-vjeçari përplas për vdekje këmbësoren

27 Tetor, 2025 10:05 pm
Dumani për patronazhimin: Bëjeni në Kuvend vepër penale, pastaj vepron SPAK
Aktualitet

Dumani për patronazhimin: Bëjeni në Kuvend vepër penale, pastaj vepron SPAK

27 Tetor, 2025 9:13 pm
Berisha në Kuvend: Dumani është bërë avokati i vjedhjeve
Kryesore

Berisha në Kuvend: Dumani është bërë avokati i vjedhjeve

27 Tetor, 2025 8:19 pm
A është marrë në pyetje Rama për inceneratorin e Tiranës? Dumani flet në Kuvend
Aktualitet

A është marrë në pyetje Rama për inceneratorin e Tiranës? Dumani flet në Kuvend

27 Tetor, 2025 7:22 pm
Elton Ilirjani në Taipei Fashion Week SS26
Aktualitet

Elton Ilirjani në Taipei Fashion Week SS26

27 Tetor, 2025 7:17 pm
“Lexo pyetjen, pastaj përgjigju, hajde…”, Berisha përplaset me Dumanin në Kuvend
Aktualitet

“Lexo pyetjen, pastaj përgjigju, hajde…”, Berisha përplaset me Dumanin në Kuvend

27 Tetor, 2025 6:46 pm
“Pse nuk hetoni Edi Ramën”, Dumani: Nuk kanë rendësi emrat, por…
Aktualitet

“Pse nuk hetoni Edi Ramën”, Dumani: Nuk kanë rendësi emrat, por…

27 Tetor, 2025 6:08 pm
Dumani pyetet në Kuvend për Ballukun: Nuk komentoj çështje në hetim
Aktualitet

Dumani pyetet në Kuvend për Ballukun: Nuk komentoj çështje në hetim

27 Tetor, 2025 6:01 pm
Para
Fermerët e Beratit i kthehen bujqësisë organike/ Prodhimi i frutave, për eksport

Mbështetja ndaj fermerëve, hapen aplikimet për Skemën Kombëtare të Investimeve

E akuzon për bashkëpunim me SHISH, Serbia arreston shtetasin e saj

E akuzon për bashkëpunim me SHISH, Serbia arreston shtetasin e saj

Itali/ Shqiptari kapet duke shpërndarë kokainë

Itali/ Shqiptari kapet duke shpërndarë kokainë

TE FUNDIT

Dumani në parlament, Sejamini: Sot aty është humbur një mundësi…

Dumani në parlament, Sejamini: Sot aty është humbur një mundësi…
27 Tetor, 2025

“Çfarë tha Dumani për hetimin e politikanëve” është tema që po diskutohet në emisionin “Opinion” duke iu referuar raportimeve të...

Lexo më shumë

Deputetët e opozitës kundër Dumanit: Mashtrues

Deputetët e opozitës kundër Dumanit: Mashtrues
27 Tetor, 2025

Pas rreth më shumë se 120 minutash pyetje-përgjigje në Kuvend, deputetët demokratë ngelën të pakënaqur me raportimin e kreut të...

Lexo më shumë

Aksident në Krujë, 20-vjeçari përplas për vdekje këmbësoren

Plagoset një person në Vaun e Dejës,
27 Tetor, 2025

Një aksident është regjistruar mbrëmjen e sotme në rrugën Krujë-Fushë Krujë. Mësohet se rreth orës 21:00, shtetasi T. S., 20...

Lexo më shumë

Dumani për patronazhimin: Bëjeni në Kuvend vepër penale, pastaj vepron SPAK

Dumani për patronazhimin: Bëjeni në Kuvend vepër penale, pastaj vepron SPAK
27 Tetor, 2025

Kreu i Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Altin Dumani, në raportimin e tij vjetor në Kuvend,...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com