Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur në kryeqytet sot rreth orës 14:40.
Sipas informacioneve, ngjarja ka ndodhur në zonën e “Komunës së Parisit”, ku ka mbetur i plagosur Loren Kosta. Ndërkaq policia ka bërë të mundur dhe identifikimin e autorit, i cili është një efektiv policie, Erjon Goxhara.
Shkaqet dhe rrethanat janë të paqarta. Policia ka shkuar në vendngjarje dhe ka rrethuar zonën.