Prokuroria e Posaçme kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit ka zhvilluar së fundmi kontrolle në banesat e disa personave, lidhur me hetimet që po zhvillohen nga SPAK për ish-ministrin Ilir Beqaj.
Sipas News 24 këta persona janë Ermal Kurtulaj, Sabian Kurtulaj, Gazmend Prenga dhe Arben Dani.
Këta të fundit dyshohen të gjithë si lidhje të ish-ministrit të Shëndetësisë.
Ermal Kurtulaj ka qenë edhe koordinator i projektit EUSAIR që menaxhohej nga Agjencia SASPAK.
Po ashtu raportohet se Beqaj ka përdorur automjetin që ka qenë në pronësi të Kurtulajt. Lidhur me hetimin ndaj ish-ministrit është kontrolluar po ashtu nga autoritetet edhe banesa e shoferit të tij.