Operacioni Forca e Ligjit iu ka dërguar formularin e deklarimit të pasurisë tre të dënuarve në Korçë dhe Durrës.
Mësohet se bëhet fjalë për; Fatos Xhambazi, banues në Korçë, i dënuar për veprën penale “Trafikimi i të miturve” kryer në bashkëpunim.
Besnik Imeraj, banues në Durrës, idënuar për veprën penale “Vjedhja me armë”;
Lutfi Shabani, banues në Durrës, i dënuar për veprat penale “Trafikimi i narkotikëve” dhe “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”.
Këta persona, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme./ Opinion.al