Është zbardhur identiteti i pronarit të firmës së inerteve ku ndodhi krimi i rëndë, në Kurbin. Mësohet se bëhet fjalë për Arian Gjeloshin. Ky i fundit mbeti i plagosur dhe aktualisht ndodhet në spital, ndërsa nuk dihet gjendja e tij.
Ndërkaq është vrarë me armë zjarri shtetasi Selman Mihana, ekonomist i firmës rreth 70-vjeç.
Në ndihmë të Policisë vendore kanë shkuar forcat Kombëtare të Sigurisë dhe Forcat Speciale Renea.
Ndërkohë është rrethuar zona dhe vijon kontrolli i territorit.