Arrestohen 4 pjesëtarë të një grupi kriminal, i cili kryente vjedhje të ndryshme në Tiranë dhe Durrës.
Të arrestuarit janë Donald Subashi, Denis Marku, Elvis Muça dhe Artur Lama.
Policia thekson se ata vidhnin automjete, mjete lundruese, banesa e tabakino
Autoritetet kanë zbardhur me prova ligjore 4 vjedhje të kryera në Sukth, në fshatin Bilalas dhe në Mullet, Tiranë si dhe vijon puna për dokumentin e një sërë vjedhjesh të tjera që dyshohet se janë kryer nga ky grup.