Ditën e djeshme në Akrocorinthos Corinth, policia greke shkëmbehu zjarr me tre shqiptarë të akuzuar për grabitje banke.
Sipas informacioneve, dy nga tre grabitësit u plagosën gjatë përplasjes me policinë dhe të tre u arrestuan. Të arrestuarit ishin Eljon Deraj; Andrea Caushaj; Amarildo Caushaj. Ndërsa në kërkim janë shpallur Arsen Bajrami dhe Ernest Mustaj.
Ndërkohë më herët u arrestua dhe një çfit shqiptarësh, por ende nuk janë bërë të ditur emrat e tyre.
Njëri nga të plagosurit u përpoq të shpëtonte duke u hedhur nag një shkëmb, ndërsa dy të tjerët u dërguan në spital për të marrë ndihmën e parë, pasi ishin plagosur në këmbë.
Hetimet
Nga hetimet rezulton se kjo ishte një bandë që kishte kryer një grabitje të madhe në një bankë në Kalamatë, gushtin e vitit të kaluar. Gjithashtu edhe në Parga kishin kryer një grabitje dhe në të dyja rastet kishin përdorur armët.
Brenda makinës së autorëve të krimit, policia gjeti një pushkë kallashnikov dhe aktualisht është duke u zhvilluar një operacion i gjerë për gjetjen e një tjetër personi dhe fshehjen e armëve të tjera./ Opinion.al