Një krim i rëndë në familje është shënuar në qytetin e Sarandë mëngjesin e së martës, ku gruaja ka vrarë me sëpatë bashkëshortin e saj.
Vrasja ka ndodhur në familjen Tahiraj, ku viktimë ka mbetur Llazar Tahiraj 55 vjeç.
Ai u godit për vdekje me sëpatë nga bashkëshortja e tij E. Tahiraj 49 vjeç. Ngjarja dyshohet të ketë ndodhur teksa viktima ka qenë duke fjetur gjumë në banesën e tyre në fshatin Metoq të Sarandës.
Autorja e dyshuar është shoqëruar nga policia për t’u pyetur në lidhje me ngjarjen.
Krimi dyshohet të ketë ndodhur pas një konflikti në familje.
“Në orët e para të mëngjesit, në fshatin Metoq, Sarandë, dyshohet se gjatë një konflikti në familje, shtetasja E. Tahiraj 49 vjeç, ka vrarë me sëpatë bashkëshortin e saj, shtetasin Ll. Tahiraj 55 vjeç, në banesën e tyre.
Shërbimet e Policisë kanë shoqëruar autoren e dyshuar në ambientet e Komisariatit të Sarandës për veprime të mëtejshme procedurale”,-njofton policia.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të kësaj ngjarjeje.