Goditen 2 raste të shitjes së lëndëve narkotike kokainë dhe kanabis, në doza, në Tiranë dhe në Vorë, ndërsa në pranga kanë rënë 3 të rinj.
Në flagrancë janë arrestuar Leonidha Fane, 28 vjeç, Ersi Leka, 29 vjeç, dhe Engjell Dosti 31 vjeç.
Gjatë kontrollit fizik ndaj këtyre shtetasve, kontrollit në automjetet dhe në banesat e tyre, shërbimet e Policisë kanë gjetur sasi të lëndëve të dyshuara narkotike kokainë dhe kanabis, të ndara në doza, gati për shitje, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.