Në kuadër të operacionit “Vjeshtë 2017” autoritetet kanë arrestuar dy persona në Durrës të shpalluar në kërkim ndërkombëtar për llogari të drejtësisë italiane .
Policia ka arrestuar Gëzim Aleksin, 48 vjeç, me banim në Shijak. Për të, Gjykata e Brescias kishte lëshuar një urdhër arresti për veprën penale të vrasjes.
Gjithashtu është arrestuar edhe Dashamir Hersi 48 vjeç, banues në Durrës, për të cilin Gjykata e Pescaras kishte lëshuar një urdhër arresti për trafikim të lëndëve narkotike.
Aleksi ishte shpallur në kërkim më 12 tetor 2017 ndërsa Hersi ishte shpallur në kërkim më 17 Tetor të këtij viti.