Frederik Veseli, mbrojtësi i kombëtares shqiptare, do të huazohet tek skuadra franceze Le Mans për pjesën e mbetur të sezonit.
Lajmin është konfirmuar nga vet klubi i Empolit përmes një postimi në rrjetet sociale..
27-vjeçari kuqezi do të vazhdojë karrierën në kategorinë e dytë të futbollit francez. Le Mansit i jepet e drejta për të blerë lojtarin në përfundim të huazimit./ Opinion.al