Po nëpërmjet kamerave të fshehta emisioni më i ri investigativ në Tv Klan, i titulluar STOP, ka sjellë edhe implikimin e një inspektori të dytë i cili merret me bakshishet për të fituar një leje mjedisore për bizneset e vogla që duan të marrin licencë në shërbimet fast-food, zgarë etj. Në kamerën që servir STOP, duket inspektor Flori i cili merr një kapar prej 500 mijë lekësh nga shuma totale 3 milion e gjysëm lekë rënë dakord, në mënyrë që qytetari të marrë i sigurtë licencën. Inspektor Flori shfaqet në dy kamera, në njërën ku bën pazarin në një kafene të hapur dhe në të dytën në një ambient po kafeneje ku merr këstin e parë të parave.