Emiratet e Bashkuara Arabe kanë hequr vizat për qytetarët e Kosovës. Lajmi u konfirmua nga presidentja Vjosa Osmani.
Osmani, në një postim në rrjetet sociale ka falenderuar Presidentin e Emirateve të Bashkuara Arabe, Mohamed Bin Zayed për pranimin e propozimit të saj për heqjen e vizave për qytetarët e Kosovës.
“Falenderoj Presidentin e Emirateve të Bashkuara Arabe, Lartmadhërinë e Tij Mohamed Bin Zayed për pranimin e propozimit tim për heqjen e vizave për qytetarët e Kosovës. Marrëveshja e arritur gjatë takimit tonë muajin e kaluar tashmë është nënshkruar, duke hapur rrugë për më shumë mundësi bashkëpunimi midis vendeve tona dhe qytetarëve tanë”, shkroi Osmani./Opinion.al