Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Emigroi nga Somalia, i riu në luftë për jetën në spitalet shqiptare

2024/02/17 at 10:14 PM
në Te Fundit, Unë shkruaj
Kohë leximi: 3 min
A A
Emigroi nga Somalia, i riu në luftë për jetën në spitalet shqiptare

Nga Anila Hoxha

Në të njëjtën ditë kur presidenti I vendit të tij Hassan Sheikh Mohamud sipas agjensive të huaja ankohet se ju vështirësua hyrja në samitin dy ditor të vendeve të Afrikës, Mursal Mahamoud lufton në intubim me vdekjen. Në spitalin e Traumës në Tiranë. Pa askënd pranë, përvec mjekëve që në atë dhomë spitali , marrin e japin analizat dhe cdo sekonde qe kalon , duke bere gjithcka qe ta shpetojne
Mursal Mahamoud është një 20 vjecar që për shkak të konflikteve në Somalinë e tij , tensioneve historike midis vendeve fqinje vendosi të lërë vendin e tij. Mori rrugën e gjatë, qindra orë ferri në një ikje pa destinacion.
Udhëtim I pambarimtë derisa ai rrëzohet e dëmtohet rëndë. Me gjithe kohen qe ka kaluar mbetet e paqarte se si u rrezua dhe ku
Gjallë e ka mbajtur ëndërra që kishte, mbërritja e pa realizuar për të , Gjermania.
Mes diagnozave që nuk po e ngrinin më në këmbë, që ai të vazhdonte arratinë e tij , jeta e tij u zhvendos në qëndrën e Mbyllur të Karecit dhe më pas në Spital.
Në Karec ai kishte fatin e cdo emigrant të paligjshëm që pret radhën ta kthejnë pas, vend pas vendi derisa të mbërrijë në atdhe. Ajo pritje për tu kthyer në Somalinë e tij , ja la vendin pritjes tjetër për ta ngritur në këmbë.
Në këto ditë bosh , pa njerëz , pa familjen , pa një fjalë në gjuhën e tij, me vetminë më të madhe dhe vetëm 20 vjec, Mursal njihej si djali I dhomës numër 4, kati I dytë.
Profesor Lutfi Dervishi më pat njoftuar një ditë për të duke më shkruar ‘Një i ri nga Somalia, prej dy – tre muajsh është tek trauma. Një histori rrënqethëse njerëzore”’.
Prej ditësh isha vendosur në kërkim të tij.
Kush është? Cfarë I ka ndodhur? A ka njerëz pranë? Telefonata në policinë qëndrore. Në policinë kufitare. Policitë lokale në kufi me Greqinë.
Derisa më ra në dorë gjurma e tij e parë, e Mursal, emigrantit nga Somalia që ngeci në Ballkan dhe ndryshe nga qindra të tjerë që zgjedhin Mesdheun si rrugën e vdekjes, ai u end në shtigje tokësore me shpresën se diku do hapej një portë për të. ‘Rezulton se ky shtetas së bashku me tetë emigrantë të tjerë është kapur nga shërbimet e kufirit Kapshticë , më datë 13/08/2023 . Shtetasi ka patur dëmtime në shtyllën kurrizore , fillimisht është dërguar në spitalin e Korcës dhe më pas në Tiranë. Janë kryer procedurat përkatëse”shkruan oficeri kufitar. Në Spitalin e Traumës, Mursal ju tha mjekëve se ishte rrëzuar dhe dëmtuar rëndë.
Në shtator mjekët ndërhynë dhe mjeku Fatos Olldashi përmend kartelën e të riut dhe cdo përpjekje me shpirt që mjekët patën. Komplikacionet ju shfaqën. Në dhjetor 2023, nga qendra e mbyllur e Karecit ku mbahen emigrantët që përdorin Shqipërinë si urë kalimi drejt Europës ai u soll sërisht për një ndërhyrje urgjente. Duhej të largonin matërialet që I kishin vendosur në shtyllën kurrizore.
U përballën me një situatë jo të mirë. Për pacientin dhomës e dhomës katër, pa askënd vec mjekëve që ndjekin me pikëllim se cfarë ndodh me jetën e një njeriu , nisin dhe dërgohen shkresa ngado.
Njoftohen organizatat .
Njoftohet ministria e shëndetësisë.
Pacientët flasin me njëri tjetrin, ja tregojnë se atje është një djalë I ri, vetëm dhe vetëm si ai janë dhe mjekët
Një ndër ta edhe mjeku Arben Zenelaj, I cili është një nga më të mirët jo vetëm në vend po në Evropë, që pret ta kryejë ai ndërhyrjen e radhës. Ai rri duke numëruar orët që ikin dhe I përkthen me jetën e një djali që merr frymë tanimë në intubim. ‘” Plaga nuk u mbyll dhe po bën hemorragji- thotë me trishtim. Kam shkruar- shton- kërkoj ndihmë ta shpëtojmë. Ka nevojë për protezë endovaskulare dhe kjo gjë bëhet në spitalet private“.
Heshtim .
Mbase secili nga ne mendon se Mursal mund te kishte qenë nje i aferm i yni, ose vete ne . Diku neper kohe, në ndonjërin nga vitet e veshtira , një nga njerezit tanë të dashur mund të jetë gjendur nëpër rrugë ferri , duke ikur , pa u ndalur , duke vrapuar larg nga atdheu , larg nga nena , larg nga shtepia. Sa më larg nga Shqiperia jonë per njemije arsye. Duke rrezikuar pa fund , herë me gomone , herë me kamionë, me letra false , neper rruge te ashpra , te veshtira dhe te erreta….

Ju sugjerojmë

Maliq/ Makina del nga rruga dhe përplaset me pemën, lëndohet shoferi
Aktualitet

Maliq/ Makina del nga rruga dhe përplaset me pemën, lëndohet shoferi

8 Korrik, 2025 6:54 pm
Rama në Bashkinë e Durrësit, përfundon takimi për lirimin e hapësirave publike
Kryesore

Rama në Bashkinë e Durrësit, përfundon takimi për lirimin e hapësirave publike

8 Korrik, 2025 6:40 pm
11 Maj,Salianji:Në Shqipëri nuk ka zgjedhje!PD duhet të gjejë zgjidhje të largojë..
Politikë

11 Maj,Salianji:Në Shqipëri nuk ka zgjedhje!PD duhet të gjejë zgjidhje të largojë..

8 Korrik, 2025 6:27 pm
A do kandidojë në zgjedhjet e 2029? Ja si përgjigjet ish-deputeti Ervin Salianji
Politikë

A do kandidojë në zgjedhjet e 2029? Ja si përgjigjet ish-deputeti Ervin Salianji

8 Korrik, 2025 6:18 pm
Konferenca e parë pas fitimit të lirisë, Salianji: Bëra burg për arsye politike!
Kryesore

Konferenca e parë pas fitimit të lirisë, Salianji: Bëra burg për arsye politike!

8 Korrik, 2025 6:03 pm
Salianji mbërrin në selinë e Partisë Demokratike, përqafime me kolegët dhe gazetarët
Kryesore

Salianji mbërrin në selinë e Partisë Demokratike, përqafime me kolegët dhe gazetarët

8 Korrik, 2025 5:52 pm
Pas Fierit, kryeministri Edi Rama mbërrin në Durrës
Kryesore

Pas Fierit, kryeministri Edi Rama mbërrin në Durrës

8 Korrik, 2025 5:43 pm
Mbytet kapiteni i anijes turistike në liqenin e Shkodrës, tentoi të shpëtonte…
Aktualitet

Mbytet kapiteni i anijes turistike në liqenin e Shkodrës, tentoi të shpëtonte…

8 Korrik, 2025 5:35 pm
Lëshohen fletarrestime ndaj liderëve talibanë për persekutim të grave
Bota

Lëshohen fletarrestime ndaj liderëve talibanë për persekutim të grave

8 Korrik, 2025 5:27 pm
Komisionerja e BE-së i kërkon kryeministrit të Serbisë bashkëpunim për reforma
Rajoni

Marta Kos: Serbia duhet të zgjidhë çështjen e Kosovës

8 Korrik, 2025 5:06 pm
Para
Sekretari i Ligës Islame, vizitë në Tiranë/ Arben Ramkaj: Mendje dhe figurë e ndritur

Sekretari i Ligës Islame, vizitë në Tiranë/ Arben Ramkaj: Mendje dhe figurë e ndritur

Premtime dhe gënjeshtra, hëna e plotë në Binjak ‘vështirëson’ javën për 4 shenja

Horoskopi për sot, 18 shkurt 2024

Temperatura të larta në të gjithë vendin, parashikimi i motit për sot

E diel me diell, temperaturat rriten gjatë mesditës, parashikimi i motit për sot

TE FUNDIT

Maliq/ Makina del nga rruga dhe përplaset me pemën, lëndohet shoferi

Maliq/ Makina del nga rruga dhe përplaset me pemën, lëndohet shoferi
8 Korrik, 2025

Një aksident rrugor është regjistruar këtë të martë në periferi të qytetit të Maliqit, ku një automjet ka dalë nga...

Lexo më shumë

Rama në Bashkinë e Durrësit, përfundon takimi për lirimin e hapësirave publike

Rama në Bashkinë e Durrësit, përfundon takimi për lirimin e hapësirave publike
8 Korrik, 2025

Pas Fierit, kryeministri Edi Rama zhvilloi këtë të martë një takim në Bashkinë e Durrësit. Ashtu siç ishte paralajmëruar edhe...

Lexo më shumë

11 Maj,Salianji:Në Shqipëri nuk ka zgjedhje!PD duhet të gjejë zgjidhje të largojë..

11 Maj,Salianji:Në Shqipëri nuk ka zgjedhje!PD duhet të gjejë zgjidhje të largojë..
8 Korrik, 2025

Në konferecën e parë për mediat pas fitimit të lirisë me kusht, ish-deputeti i PD-së Ervin Salianji u ndal ndër...

Lexo më shumë

A do kandidojë në zgjedhjet e 2029? Ja si përgjigjet ish-deputeti Ervin Salianji

A do kandidojë në zgjedhjet e 2029? Ja si përgjigjet ish-deputeti Ervin Salianji
8 Korrik, 2025

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salinji foli në një konferencë për mediat mbasditen e sotme për herë të parë pas...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com