Ministri i Brendshëm, Taulant Balla foli në Komisionin e Sigurisë për marrëveshjen për menaxhimin e emigrantëve të paligjshëm, të nënshkruar mes kryeministrit Rama dhe kryeministres italiane Georgia Meloni.
Balla tha se Këshilli i Ministrave merr përsipër të vendosë përkohësisht në shërbim të qeverisë italiane një sipërfaqe toke publike për ndërtimin e një kampi për strehimin e emigrantëve të paligjshëm.
Emigrantët nuk do dalin asnjëherë jashtë zonave gjatë gjithë qëndrimin në Shqipëri, në rast se do lokalizohen do kthehen në zonë duke iu dorëzuar palës italiane që administron kampin. Ai theksoi se të gjitha shpenzimet për ngritjen e qëndrave, shpenzimet shëndetësore, shpenzimet për sigurinë do mbulohen 100 për qind nga pala italiane.
“Me këtë marrëveshje vendi ynë rikonfirmon edhe një herë rolin si aleat i Italisë dhe në adresimin e sfidave që na vijnë nga emigrimi i paligjshëm. Këshilli i Ministrave merr përsipër të vendosë përkohësisht në shërbim të qeverisë italianë të një sipërfaqeje toke publike për ndërtimin e një kampi për strehimin e emigrantëve të paligjshme. Emigrantët nuk do dalin asnjëherë jashtë zonave gjatë gjithë qëndrimin në Shqipëri, në rast se do lokalizohen do kthehen në zonë duke iu dorëzuar palës italiane që administron kampin. Të gjitha shpenzimet për ngritjen e qëndrave, shpenzimet shëndetësore, shpenzimet për sigurinë do mbulohen 100 për qind nga pala italiane dhe çdo shpenzim tjetër të paparashikuar”, tha Balla.